Turqia ka bllokuar aksesin në platformën e mediave sociale, Instagram. Lajmin e bëri të ditur Rrregullatori i Teknologjisë së Informacionit në vend të hënën, por duke mos dhënë një arsye apo një afat kohor për bllokimin.
Kjo lëvizje pason komentet e bëra të mërkurën nga zyrtari turk i komunikimeve Fahrettin Altun, i cili e kritikoi platformën për atë që ai e cilësoi si vendimin për të bllokuar postimet në të cilat bëheshin ngushëllime për vrasjen e Ismail Haniyeh, zyrtar kyç i grupit militant palestinez, Hamas.
“Kjo është censurë, pastër dhe thjesht”, tha Altun, drejtor i komunikimit në Presidencën turke me anë të një postimi në platformën X, teksa shtonte se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikave për veprimin e tij.
Vendimin, Autoriteti i Teknologjisë dhe Komunikimit në Turqi, e publikoi në uebsajtin e tij, më 2 gusht.