Turistja gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës, në Përmet

 

 

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës, në Përmet. Sipas burimeve për Euronews Albania, turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ajo ishte duke fotografuar, duke rënë në ujëvarë ku dhe është lënduar në kokë.

Ajo ëdhtë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore dhe më pas është çuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas mjekëve, turistja gjermane është në rrezik për jetën, pasi dëmtimet që ka marrë janë serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d