Tubimi i opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Digjen gomat, protestuesit qëllojnë me sende të forta – lëndohet një polic

 

 

Edhe kjo protestë e opozitës para Bashkisë së Tiranës është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Disa protestues kanë tentuar t’i vënë sërish flakën gomave. Ata nuk kanë kursyer as sulmet ndaj efektivëve të policisë, ku i kanë qëlluar me vezë dhe sende të forta.

Një polic ka mbetur i plagosur në kokë nga hedhja e sendeve të forta. Nga ana tjetër policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d