Gjyljeta Ukella mbeti e vrarë mëngjesin e së martës në Pejë, nga i dyshuari burri i saj Edmond Lajqi. Trupi i viktimës kishte qëndruar disa orë në vend ngjarje, derisa tani është tërhequr.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prokurori është në vend të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML me urdhër të prokurorit, personi është arrestuar, iu ka sekuestruar arma”, tha Nikçi.
I dyshuari për vrasjen e gruas tashmë është brenda stacionit policor në Pejë./Prishtina Sot/