Trump në Arizona, i ashpër ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare

 

 

Gjatë një vizite të enjten në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën, ish-presidenti Donald Trump i bëri jehonë mesazhit të tij të fortë mbi sigurinë kufitare.

“Në të djathtën time është ajo që ne e quajmë muri i Trumpit. Ky ishte muri që u ndërtua nën Presidentin Trump”, tha Paul Perez, presidenti i Sindikatës së Patrullës Kufitare që shoqëronte Trumpin gjatë kësaj vizite.

“Në të majtën time, kemi atë që ne e quajmë muri Kamala, që nuk shërben për asgjë, sepse nuk është i ngritur”, shtoi ai.

Kjo është vizita e katërt, në një seri aktivitetesh të mbajtura këtë javë në ato që njihen si shtete fushëbeteje, ndërsa demokratët po mbajnë Kuvendin Kombëtar në Çikago.

Të mërkurën në mbrëmje folësit në kuvend akuzuan Trumpin se po përdor kufirin për të nxitur bazën e tij duke sulmuar ashpër emigrantët.

Në vizitën kufitare të së enjtes, ish-presidentit iu bashkuan edhe disa nëna, fëmijët e të cilëve dyshohet se janë vrarë nga imigrantë të paligjshëm gjatë administratës Biden.

Trump e vë shpesh theksin tek sulmet e kryera nga emigrantët e paligjshëm, megjithëse disa studime kanë treguar se persona që jetojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, kanë më pak gjasa sesa amerikanët që të arrestohen për krime të dhunshme apo drogë.

“Dua realisht që të gjithë të kuptojnë se sa i rëndësishëm është kontrolli kufitar, sepse ne po humbasim njerëz shumë të pafajshëm nga krime të tmerrshme”, tha Alexis Nungaray, nëna e 12-vjeçares Jocelyn Nungaray, e cila u vra në Hjuston në muajin qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d