Trondit vëllai i Liridonës: Naimi kishte shumë shpenzime, vrasësit kanë ngrënë bukën tonë

 

 

Vëllai i Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra me armë zjarri para disa ditësh në Prishtinë ka rrëfyer gjithçka lidhur me ngjarjen e rëndë, duke treguar se si nisën dyshimet te Naim Murseli, bashkëshorti i motrës së tij.

I pyetur se cili mendon se ka qenë motivi që ka shtyrë Naim Murselin drejt këtij akti, Leonard Ademaj tha se ende nuk janë të sigurt, por dyshimet kryesore qëndrojnë tek sigurimi i majmë financiar që kishte Liridona në Suedi, aty ku edhe jetonte prej shumë vitesh me familjen.

Ai ka zbuluar më tej se vrasësi i motrës së tij si edhe personi që ka ndihmuar në organizimin e vrasjes nuk janë persona të panjohur për familjen e tyre.

Ai u shpreh se vrasësin Granit Plava e njohin pak, pasi nuk kanë pasur biseda me të, ndërsa Kushtrim Kokallën, pjesëtarin e FSK-së, e njohin shumë mirë pasi sipas tij ky i fundit ka ngrënë bukë dhe ka qëndruar në banesën e familjes Ademaj.

Pjesë nga intervista për News24:

Leonard Ademaj: Pasi mbërritëm në shtëpinë tonë këtu, babai tha se nuk duhet të shkojmë atje. Babai tha se nëse Naimi do ishte burrë do e kishte mbrojtur Liridonën. Pas pak minutash doli në lajme se Naim Murseli ishte arrestuar.

Kishin 13 vjet martesë. Në Suedi Liridona ka kryer një shkollë, më pas ka punuar me të moshuarit deri sa hapën biznesin e tyre të pastrimit. Liridona ka qenë shumë e lumtur, nuk ka pasur diçka në këto vite martesë. Nuk kemi dijeni që ka pasur një proces divorci mes tyre, nuk është e vërtetë.

Cili mendoni se ka qenë motivi i Naimit për këtë akt të rëndë?

Leonard Ademaj: Tani mund të kemi shumë mendime se përse e ka bërë atë akt Naimi. Mendimet tona janë se Naimi që kur është kthyer ka pasur shpenzime dhe motra jonë kishte një siguracion të madh në Suedi dhe mos ndoshta ai ka menduar ta vriste dhe të merrte një shumë të konsiderueshme të parave. Mendojmë se ai ka qenë qëllimi kryesor dhe pse mund të ketë pasur qëllime të tjera.

A i njihni vrasësit e Liridonës?

Leonard Ademaj: Vrasësin e njohim pak, nuk kemi pasur biseda me të, ndërsa personin bashkëpunëtor e njohim personalisht. Ka qenë tek ne disa herë, ka ngrënë bukë në shtëpinë tonë dhe ka fjetur në shtëpinë tonë. E njohim shumë mirë.

Ku ndodhen fëmijët e Liridonës në këto momente?

Leonard Ademaj: Fëmijët e Liridonës janë në shtëpinë e gjyshërve të tyre, prindërve të Naimit. Atje po kujdesen për ta.

/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d