Ismani, vëllai i 29-vjeçarit Amar Ismani, i cili u vra të shtënat me armë zjarri të dielën pasmesnate në Shkup, ka reaguar për ngjarjen tragjike.
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, vëllai i të ndjerit e ka kumtuar lajmin e trishtë me zemër të thyer e me pikëllim. njoftoi për ceremonin e varrimit e cila do bëhet sot në varrezat e Butelit.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi! Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani”, ka shkruar vëllai i viktimës, Edini, 22-vjeçar.
Edin Ismani ka bërë të ditur se varrimi i vëllait të tij të ndjerë do të bëhet sot në varrezat e Butelit në Shkup.
“Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, ka thënë ai.