Tri foshnja të braktisura për 7 vjet në Londër, dalin të jenë me lidhje gjaku

Policia është në kërkim të prindërve të tri foshnjave që ishin mbështjellë me çanta dhe batanije e më pas u braktisën në lindje të Londrës, gjatë shtatë vjetëve të fundit.

Një gjykatë konstatoi të hënën se Elsa, e cila u gjet e lënë në një park në janar, është motër e dy fëmijëve të tjerë, raportoi PA Media. Motra dhe vëllai i Elsës, të cilët u emëruan në mediat lokale me pseudonimet Roman dhe Harry, u hodhën afër po të së njëjtës zonë, njëri më 2017 dhe tjetri më 2019.

Gjithçka filloi në shtator të vitit 2017, kur Harry u gjet i mbështjellë me një batanije në një park të vogël. Policia bëri apel që nëna të paraqitej për të marrë foshnjën, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Një vit e gjysmë më vonë, Romani u gjet në një park tjetër aty pranë, e mbështjellë me një batanije dhe një çantë pazari, shkruan CNN-i.

Në janar të këtij viti, Elsa u gjet në një shëtitore, shumë pranë të njëjtit vend. Ajo u gjet e mbështjellë me peshqir, nga një shëtitës qensh pak pas orës 21:00.

Testi i ADN-së zbuloi se tri foshnjat kanë lidhje gjaku.

Policia e dinte se tre fëmijët, të cilët janë me ngjyrë, ishin vëlla e motra, por një gjykatës vendosi të hënën që kufizimet e raportimit, të cilat kufizojnë atë që mund të thuhet për fëmijët që janë viktima të krimeve, mund të hiqen, duke lejuar mediat të publikojnë detaje.

“Braktisja e një foshnje në këtë vend është një ngjarje shumë, shumë e pazakontë dhe ka vite ku nuk ka fëmijë të braktisur dhe për këtë arsye kjo histori e braktisjes është me interes publik”, tha gjyqtari i rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d