“Trepça” largon nga puna pesë punëtorë

 

 

Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” paralajmëruan protesta për mosekzekutimin e pagave për tre muaj, protestë të cilën e anuluan pas mbajtjes së mbledhjes së qeverisë, ku u ndanë 4 milionë euro për pagat e minatorëve.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Albin Kurti tha se “ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka” dhe mesa duket “Trepça” e ka marrë me seriozitet këtë deklaratë.

Vetëm gjatë të hënës ka pezulluar nga puna 5 punëtorë të ndërmarrjes me arsyen: “shkelje të detyrave të punës”.

Me rreth 20.000 punëtorë, Trepça cilësohet si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d