‘Trepça’ i largon edhe tre punëtorë nga puna për ‘shkelje të rëndë të detyrave’

 

 

Ndërmarrja “Trepça”, ka treguar se ka larguar nga puna edhe tre punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar në Facebook nga kjo ndërmarrje.

Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërprerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.

Një ditë më parë, “Trepça” njoftoi për pezullimin nga puna të 5 punëtorë të ndërmarrjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.

E këto largime po bëhen pikërisht, pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti se “Trepça” ka shumë punëtorë e pak xehe.

“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, ishte shpreh ai në mbledhjen e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d