Ndërmarrja “Trepça” ka thënë se ka eksportuar mbi 200 tonë koncentrat të plumbit të mërkurën.
Sipas njoftimit, sasia prej 237.50 tonë koncentrat të plumbit është eksportuar nga minierat e flotacionit në Stan Tërg.
“Më 4.9.24 ndërmarrja “Trepça” Sh.A. ka eksportuar koncentratin e plumbit ‘K/Pb’ nga Njësia biznesore minierat me flotacion “Trepça” në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit të plumbit është 237.50T”, thuhet në njoftim.