Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

 

 

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Një i tillë ka ndodh sot edhe në rrugën Prishtinë-Ferizaj, gjegjësisht në afërsi të fshatit Babush.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë janë lënduar tre persona, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d