Një person është sulmuar fizikisht në Fushë-Kosovë. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, raporton Indeksonline.
Viktima ka raportuar në polici se u sulmua nga tre të dyshuarit, si shkak i një mosmarrëveshjeje.
Ai ka marrë trajtim mjekësor, për shkak të lëndimeve të pësuara.
“Lidhur me rastin njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në kërkim policor” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.