Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është bërë transformim rrënjësor në sallat operative në neurokirurgji dhe në kirurgji vaskulare.
Vitia ka bërë të ditur se janë bërë investim tre milionë euro në to.
Njoftimi:
3 milion euro investim.
Nga salla pa standarde bazike, në salla të kompletuara me:
Infrastrukturë bashkëkohore
Aparatura të nivelit të lartë
Shërbime të reja që ulin referimin jashtë vendit.
Trajtim i pacientëve pa ndërhyrje të hapura operative
Sallë e veçantë për venat, me qëllim të uljes së listës së pritjes
Për herë të parë janë të siguruara filter zonat për reduktimin e infeksioneve intraspitalore
Për këto shërbime të reja brenda QKUK më herët janë shpenzuar miliona euro për t’i siguruar ato si trajtim jashtë institucioneve publike.
Vijojmë punën klinikë për klinikë.