“Trazohet moti” – Disa rajone të Kosovës vërshohen nga shiu dhe breshëri

 

 

Pas nxehtit përvëlues që mbajti këto ditë në Kosovë, sot ka ndryshuar moti drastikisht, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Në Prishtinë po vazhdojnë reshjet e mëdha të shiut, në disa vende të përcjellura edhe me breshëri.

Nga sinjalizuesit tanë, pranuam informacione se autostrada drejt Sllatinës është mbuluar nga uji dhe veturat po kanë vështirësi të qarkullojnë lirshëm.
Temperatura aktualisht shënon 26 gradë, krahasuar më atë gjatë mëngjesit që ishte 31 gradë.

Kujtojmë se edhe në qytetin e Skenderajt ka pasur reshje të mëdha shiu dhe breshëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d