Transmetimi direkt në Serbi u ndal kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit

 

 

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u përballën me njëri – tjetrin dhe shkëmbyen akuza të rënda, për vendimin për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë.

Mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e thirrur nga Serbia u transmetua në Kosovë, por në Serbi pati censurim të saj.

Kjo pasi transmetimi i drejtpërdrejtë atje u ndërpre në momentin kur kryeministri Kurti e mori fjalën.

Për këtë ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d