Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lexuesit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në rrugën “Beteja e Jeshkovës”, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Në bazë të informacioneve të para, viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.
Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor që ka intervenuar, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti të rëndë, por që tashmë është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe të nisin hetimet.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.