Tragjike: Një fëmijë 2-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, mjeku konstaton vdekjen

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gjilan, ku një fëmijë është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal, në orët e pasdites, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç mëson gazeta nga burimet brenda spitalit, bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 2-vjeçare dhe akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.

Sipas informacioneve të para, fëmija është dërguar në spital nga familjarët, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia është njoftuar për rastin dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d