Nënë e bir kanë humbur jetën tragjikisht gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit, në Shqipëri.
Viktimat janë R.L. dhe nëna e tij F.L., raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Sinjali. Siç raportohet, djali pasi arriti të nxjerrë nga banesa bashkëshorten e tij, u kthye për të shpëtuar nënën që kishte mbetur e bllokuar mes flakëve.
Por fatkeqësisht, për shkak të flakëve, mbeti i bllokuar dhe humbi jetën bashkë me të.
“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thekson policia në njoftimin zyrtar.