Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete. Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima është gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Gazeta mëson se sipas informacioneve të para, e ndjera dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.
Prishtina Sot do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.