Tragjike: Gjendet e varur një grua në një fshat të Pejës, mjeku konstaton vdekjen e saj

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht. Viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh gazeta bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 52-vjeçare.

Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua. Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit, thonë tutje të njëjtat burime.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d