Mëngjesin e sotëm, një 44-vjecar ka humbur jetën tragjikisht, si pasojë e shpërthimit të një cisternce në dalje të Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, ka dhënë detaje nga kjo tragjedi.
Nikqi tha se shpërthimi i kësaj minicisterne ka shkaktuar pasoja fatale për viktimës.
“Prokurorja e krimeve të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë relevante tjera. Ka humbur jetën një person me pasoja fatale. Në vendin e ngjarjes janë ekspertë të caktuar ku dhe do të përpilojnë raport të detajuar. Këtu është edhe mjekësia ligjore ku dhe do të tërheqë trupin për t’ia bërë obduksionin. Shpërthimi i kësaj minicisterne ka shkaktuar pasoja fatale për viktimën”, ka thënë Nikqi, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë, se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:14 dhe 44-vjecari Visar Muriqi, ka mbetur i vdekur.