Toni Kroos: Isha duke shkuar në Manchester United, por u ndërrua trajneri!

 

 

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos ka folur në lidhje me një transferim të mundshëm në Manchester United gjatë vitit 2014.

Kroos ka fituar shumë tituj gjatë karrierës, duke luajtur në Bundesliga dhe La Liga, por nuk luajti asnjëherë në Premier League.

Gjermani gjatë një interviste tregoi që një marrëveshje me “Djajtë e kuq” ishte shumë afër.

“Në Premier League? Unë isha duke shkuar atje. Kishim rënë dakord me kushtet te Manchester Unitedi gjatë vitit 2014, para se të nënshkruaja me Real Madridin. Por, ata shkarkuan trajenrin David Moyes, i cili ishte duke negociuar me Bayern Munchenin. Më pas ata emëruan trajner Louis van Gaalin, kështu që e refuzuam”, u shpreh Toni Kroos

Kujtojmë se Toni Kroos u pensionua nga futbolli menjëherë pas Euros 2024.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d