Tokio goditet nga një tërmet i fuqishëm

 

 

Tokio është goditur nga një tërmet shumë i fortë. Dridhjet e tokës u raportuan se ishin 5.3 shkallë të Rihterit. Në kryeqytetin japonez u ndërprenë shërbimet hekurudhore të shpejtësisë së lartë, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:08 në prefekturën Ibaraki, në veriperëndim të Tokios, në një thellësi prej rreth pesëdhjetë kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Japonisë.

Deri më tani nuk u raportua për të lënduar apo dëme deri më tani nga tërmeti, por disa trena me shpejtësi të lartë, ose (Shinkansen), që qarkullonin midis Tokios dhe Koriyama në prefekturën e Fukushimës (në verilindje) u ndaluan për shkak të ndërprerjeve të energjisë, deklaroi qeveria japoneze.

Hiroyuki Sanada, një zyrtar në agjencinë japoneze të sigurisë bërthamore, siguroi se “asnjë anomali” nuk ishte gjetur në termocentralin bërthamor Tokani Daini, i cili është pezulluar për kontrolle sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d