Tjetër vdekje në plazh, 60-vjeçari vdiq pasi pësoi infarkt

 

 

Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të martën në plazhin e Pishporos në Fier.

Mësohet se 60-vjeçari ka qenë duke u larë në det, por i ka rënë infarkt në zemër.

“Rreth orës 12:15, shtetasi rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Abc News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d