Rojet bregdetare tuniziane gjetën, të hënën, në brigjet e Mesdheut, trupat e 12 emigrantëve, mes të cilëve tre fëmijë të vegjël.
Trupat u gjetën pasi një varkë me më shumë se 50 persona, kryesisht tunizianë, u mbyt pranë ishullit jugor të Djerba. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i rojes bregdetare kombëtare Houssemeddine Jebabli, shkruan A2.
29 të mbijetuar u sollën në breg të sigurt, ndërsa personeli i marinës dhe zhytësit e Mbrojtjes Civile vazhduan të kërkonin për të zhdukurit.