Ramiz Lladrovci ka postuar një shkrim lidhur me takimin me Besim Mehajn, bashkëveprimtarin e shokun e Fehmi Lladrovcit e Adem Demaçit, të zhvilluar bashkë me ministrin Peci, ish ministrin Mehaj dhe Ambasadoren e Kosovës në Norvegji, Dr. Nita Luci.
Të gjithëve na bashkon kombëtarja dhe vullneti i madh për fitore, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Në vizitë te miku ynë në Oslo, z. Besim Mehaj, bashkëveprimtar i çështjes kombëtare dhe shok i Fehës dhe Adem Demaçit, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Norvegji, Shkëlqesinë e Saj, Dr. Nita Luci, me Ministrin Faton Peci dhe ish ministrin, Armend Mehaj.
E kaluara jonë dhe e tashmja, na bën të ndjehemi krenar për përkushtimin e qytetarëve tanë për lirinë e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë.
Sot e gjithmonë jemi bashkë, për kombëtaren e Kosovës në futboll. Të gjithëve na bashkon kombëtarja dhe vullneti i madh për fitore. Na e dimë kush është Norvegjia, por, futbollistët tanë kanë zemër dhe po bëhen gati për sfida të mëdha dhe sukseset.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10230085733601387&id=1653723698&mibextid=WC7FNe