“T’i dhashtë Zoti gjitha të mirat”, Mirlind Daku mesazh Atdhe Nuhiut pas pensionimit: Ke ende gjëra për të na mësuar!

 

 

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, gjatë këtyre ditëve njoftoi pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, dikur ishte i Kosovës, Mirlind Daku ka bërë një shkrim special për ish-lojtarin e Sheffield Wed.Daku tregon respekt të madh për sulmuesin Nuhiu, duke e cilësuar atë si një mësues të mirë.

“Si e ke shpirtin, të dhashtë Zoti gjitha të mirat. Faleminderit për gjitha fjalët e udhëzimet që na ke dhënë. Ke ende gjëra për të na mësuar. Shijo pensionimin vëllai im, të dua”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale

Nuhiu gjatë karrierës së tij zhvilloi 629 paraqitje, shënoi 121 gola (+3 gola me Kosovën) dhe 45 asiste.//

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d