Theret për vdekje një person në Gjilan, arrestohet një i dyshuar

Një person nga fshati Dobërqan i Gjilanit ka mbetur i vdekur pasi u ther me mjet të mprehtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha për Insajderin se për rastin është arrestuar një i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:00.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”, ka theksuar Osmani.

“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d