Dy persona janë therur me thikë të enjten në Skenderaj, transmeton Prishtina Sot..
Policia ka intervenuar menjëherë në rast duke e arrestuar të dyshuarin. “Është arrestuar i dyshuari, pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë dy viktimat, meshkuj. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtrjshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Me rastin është duke u marrë Njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rast për vrasje e rëndë në tentativë./IndeksOnline/