“Termokosi” me sistem të shpërndarjes së barabartë të ngrohjes për të gjithë konsumatorët

 

 

15:47 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / mp“Termokosi” me sistem të shpërndarjes së barabartë të ngrohjes për të gjithë konsumatorët
Kryeshefi i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se po realizojnë planin aksional, duke testuar sistemet e kontrollit automatik të nënstacioneve.

Ky sistem sipas tij lejon monitorim dhe menaxhim më të saktë të temperaturave, duke siguruar shpërndarje të barabartë dhe të qëndrueshme të ngrohjes për të gjithë konsumatorët.

“Si çdo ditë tjetër, vazhdojmë me realizimin e planit aksional. Aktualisht po bëjmë testimet në sistemet e kontrollit automatik të nënstacioneve. Sistemi i automatizuar lejon monitorim dhe menaxhim më të saktë të temperaturave, duke siguruar shpërndarje të barabartë dhe të qëndrueshme të ngrohjes për të gjithë konsumatorët. Përmes teknologjisë së avancuar, kemi arritur të ulim kostot operative dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimit për qytetarët”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d