Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë godet këtë shtet, paralajmërimi për cunami në fuqi

 

 

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë goditi Japoninë perëndimore të hënën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash ndodhi  rreth 42 kilometra  në verilindje të Anamizu në prefekturën Ishikawa, sipas USGS.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të Japonisë perëndimore, raporton CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d