Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, duke lënë së paku katër të vdekur, ndërsa janë lënduar 57 të tjerë.
Tërmeti, i cili thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit ka shkaktuar paralajmërime për cunami për ishullin dhe Japoninë jugore.
Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, pasi ka rrezik për cunami, shkruan CNN.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinawa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.