Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë

 

 

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi.

Raportohet se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit, teksa është regjistruar në orën 04:06.Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km.

Lëkundjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, e sidomos në qytetin e Pejës edhe në Prizren dhe Gjakovë.

Ende nuk ka të dhëna për dëme të mundshme, ndërsa sipas informacioneve të ZHMS-së mund të jetë shkaktuar në zonën qendrore.

“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore”, theksohet në deklaratën e Institutit.

Lëkundjet e tokës të kësaj shkalle i përkasin grupit të tërmeteve mesatare të forta, të cilët mund të shkaktojnë dëme në objektet e ndërtuara dobët, derisa ndihen nga shumica e qytetarëve në atë rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d