Kompania fituese për menaxhimin e pishinës së vetme publike në Prishtinë atë të Gërmisë është tërhequr, siç thonë nga ndërmarrja publike “Sport Marketing” për shkak të presioneve. Njëherësh opozita kishye ngritur disa dyshime lidhur me këtë operator ekonomik që kishte aplikuar si e vetmja pa e pasur asnjë konkurrentë tjetër.
Megjithate nga “Sport Marketing” theksuan se nuk është risi mosaplikimi i kompanive, sipas tyre më 2022, Pishina e Gërmisë ishte hapur pa shërbime te gastronomisë, ngase s’kishte aplikuar askush.
Meqë thirrja e parë s’funksioni tanimë është rishpallur thirrja e dytë dhe kriteret mbesin të njëjta.
Pikërisht lidhur mbi kriteret e kësaj kontrate, asambleisti nga LVV, Petrit Reçica tha se kjo i bie që operatori mund të bëjë çfarë të dojë.
“Për mi ra shkurt, ec merri çelësat e Pishinës”
E Granit Geci nga radhët e PDK-së në Prishtinë tha se nuk do ta lejojnë ngritjen e çmimve.
“Sport Marketing” arsyetohet që kosto e lartë për aktivizimin e pishinës dhe mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që këtë sezon dhe tjetrën Pishina e Gërmisë të menaxhohet nga një kompani.
Shuma bazë e caktuar për ofertim për shfrytëzimin e pishinës dhe hapësirave komerciale është 70 mijë euro për vit kalendarik, 140 mijë euro për dy vjet, raporton Klan Kosova.