Tentoi t’u jap ryshfet policëve, arrestohet një person në Lipjan

Një shofer u ndalua dje në Lipjan pasi kishte shkelur rregullat e komunikacionit.

I njëjti, për të mos iu shqiptuar tiketë për kundërvajtje në trafik, tentoi t’u jap 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë. I njëjti është arrestuar nga policia, shkruan Indeksonline.

“Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë” thuhet në njoftim policor.

Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d