Një punëtor në pompën e derivateve në qytetin e Pejës ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se është goditur qëllimisht nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje, shkruan Prishtina Sot.
Rasti thuhet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:07.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Vetura është konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është në kërkim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar“, ka njoftuar policia.
Rasti është cilësuar ‘vrasje në tentativë’.