Tentim vrasje në Prishtinë – policia në kërkim të një personi

Një tentim vrasje raportohet se ka ndodhur të martën rreth orës 22:38 në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë (dyshohet të jetë thikë).

I dyshuari mashkull kosovar gjendet në kërkim policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d