Të shtunën pasdite, në fshatin Surkish të Podujevës, një 33-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjeve që ka pësuar nga një mjet i fortë. Sipas policisë, akoma nuk dihen rrethanat e incidentit, teksa gazeta ka mësuar detaje të reja për rastin.
Rasti tashmë po hetohet si “Vrasje në tentativë” dhe një person i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia.
Siç ka mësuar Gazeta, viktima është goditur me një mjet të fortë nga një 25-vjeçar, pas një mosmarrëveshje që dyshohet se e kanë pasur mes vete.
Për pasojë, i riu ka pësuar lëndime të rënda në kokë, për çka është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të trajtim mjekësor
Ndërkohë, në vendin e ngjarje, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme – ku kanë gjetur edhe automjetin e viktimës me njolla gjaku.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, personi që dyshohet se ka kryet veprën është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e Policisë.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.