Të hënën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Voksh të Deçanit.
Gazeta mëson se për motive akoma të panjohura, në drejtim të veturës së viktimës është gjuajtur me kallashnikov.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë informuar me detajet e reja.