Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Deçan, ku një person është sulmuar me thikë. Për motive akoma të panjohura, i dyshuari tentoi ta vrasë viktimën dhe u arratis, raporton Gazeta Prishtina So.
Personi që u ther me thikë u dërgua fillimisht në QMF Deçan për trajtim e më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga Policia e kanë konfirmuar se pas therjes me thikë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”