Tentim vrasja në Prishtinë: Ky është personi që po dyshohet se u përfshi, viktima ia zbulon emrin në Polici

 

 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të mërkurën në mbrëmje, në fshatin Siqevë të Prishtinës, ku një person është qëlluar teksa ishte në veturë nga dy anët e rrugës nga së paku dy persona të dyshuar. Rasti tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Bazuar në informacionet e para, viktima nuk është plagosur, por në drejtim të veturës së tij është gjuajtur gjashtë herë.

Sinjali ka mësuar se viktima në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se vetëm njërin nga të dyshuarit ka arritur ta njoh – emrin e të cilit e ka zbuluar në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gentrit Hamzën.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarve për këtë rast të tentim vrasjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në  lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d