Para dy ditësh pak para mesnatës është plagosur me armë zjarri një person në fshatin Greme të Ferizajt, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Sot Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Brikend Zogaj dhe Blenard Zogaj, ku ka kërkuar nga qytetarët që në rast i shohin të dyshuarit ta lajmërojnë menjëherë Policinë.
Sinjali mësoi se viktima është Bujar Berisha, 37 vjeçar dhe për shkak të plagëve të marra ai është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkaq, sipas Policisë të dyshuarit deri më tani nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
Gazeta do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.