Opozita në Shqipëri është përplasur me Policinë para Bashkisë së Tiranës, teksa grupi i Rithemelimit ka thirrur protestë.
Dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar, së bashku me zyrtarë të opozitës, që kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.
Ata kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë.
Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.