Tensione në mbledhjen e Kryesisë? Tahiri e Gashi e lëshojnë sallën

 

 

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas Tahirit, “ka një tendencë të shumicës për bllokim të secilës punë që e zbardhë të vërtetën në këtë vend”.

“Ka një kërkesë që të shtyhet mandati për tre muaj i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, kërkesa e deputetit në emër të opozitës është që të ndodhë shtyrja e saj.

Ne e lëshuam sallën. Është precedant tepër i rrezikshëm në demokracinë dhe në jetën parlamentare që shumica me ngufatë hetimin parlamentar”.

“Shkurt dhe shqip këta janë lavdëruar dhe krenuar me qeverisjen e tyre gjoja se me duar të pastra, afera e korrupsionit te rezervat shtetërore është aty dhe këta dojnë me ngufatë hetimin”, u shpreh Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d