Tenderi 3 milionësh për kompleksin memorial “Adem Jashari” përfundon në Gjykatë

 

 

Tenderi në vlerë prej tre milionë euro për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të përfundojë në Gjykatë Komerciale.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K.

INSI sot do të mbajë konferencë për media, me rastin e dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, pranë Gjykatës Komerciale.

Në këtë konferencë, INSI ka thënë se do të pasqyrohen shkeljet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’”, në vlerë tre milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d