Temperaturat edhe sot deri në 30°C, kur pritet destabilizimi i fuqishëm i motit

 

 

Gjatë javës së kaluar kishim temperatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore, duke arritur deri në 29°C teksa sot parashihet të arrijë deri në 30°C. Megjithatë, ndryshimi drasktik i motit është drejt rrugës në të gjithë kontinentin evropian.

Nga dita e martë, pritet gradualisht të ndryshojë situata meteorologjike në vendin tonë, ku pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve lokale shiu.

Temperaturat pësojnë ulje të lehtë dhe po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të larta të pluhurit Saharian, raporton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Duke nisur nga dita e mërkurë, pritet depërtimi i fuqishëm i frontit të ftohtë, duke sjellë ndryshimin drastik të motit, i shoqëruar me rrebeshe shiu dhe lokalisht me shkarkesa rrufesh.

“Në aspektin termik, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, fillimisht parashihen rreth 15°C maksimalet të mërkurën, e më pas në pjesën e dytë të javës, e sidomos në fundjavë mund të ulen edhe rreth apo nën 10°C.

Pra, deri atëherë do të ketë kohë pas kohe të reshura shiu, lokalisht intensive, ndërsa në zonat malore reshje bore, e po ashtu në fundjavë në orët e mëngjesit apo gjatë natës reshjet e borës mund të paraqiten edhe në ultësira.

Sipas parashikimeve të fundit, të paktën deri në fund të muajit parashihet të ketë paqëndrueshmëri të motit dhe temperatura më të ulëta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d