Temperaturat e larta, apeli i mjekes kosovare: Nga ora 11:00 deri në ora 17:00 qëndroni në shtëpi!

 

 

Temperatura tepër të larta po mbretërojnë ditët e fundit në vendin tonë.

Sot ato pritet të arrijnë vlerën e 37 gradë Celcius. Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bëhet vazhdimisht thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

Në lidhje me këtë situatë atmosferike që po kalon vendi ynë dhe si duhet qytetarët të mbrohen ka folur  mjekja e përgjithshme, Drita Peqani-Gashi. Peqani-Gashi tha se personat e moshës së tretë ato me sëmundje kardio-vaskulare, shtatëzënat dhe tek të vegjlit duhet të jetë një kujdes i veçantë.

E njëjta sygjeroi që të pihen së paku 2 deri në 3 litra ujë brenda ditës.

“Jemi dëshmitar që sidomos javën e fundit po mretërojnë temperatura shumë të larta prandaj edhe duhet të kemi kujdes si të mbrohemi nga këto temperatura. Sidomos personat të cilët janë në moshë të shtyer ata me sëmundje kronike si ato kardio-vaskulare të zemrës dhe enëve të gjakut pastaj të sëmurët me diabet, personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme pulmore. Duhet të kihet një kujdes i veçantë për fëmijët sidomos ata të vegjël dhe gratë shtatzëna”

Mjekja iu bëri thirrje që nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të evitojnë pikun e të nxehtit dhe qëndrojnë në shtëpi.

“Prandaj ju kisha sygjeru të gjithë qytetarëve që në orët nga 11 deri në ora 17:00 të qëndrojnë në ambiente shtëpiake të ajrosura mirë dhe të freskuara, të konsumojnë sasi të konsiderueshme të lëngjeve së paku 2 deri në 3 litra brenda ditës. Të ushqehen me ushqime shumë të lehta të cilat nuk janë të pasura me yndyrna dhe karbohidrate dmth me zarzavate të ndryshme.Ushqimet duhet të jenë sidomos sallata dhe të pihet sasi e mjaftueshme e lëngjeve” deklaroi Peqani-Gashi .

Edhe nga IKSHPK-ja kanë dalë me disa këshilla se si qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d