Temperatura “përvëluese” sot në Shqipëri, ja sa do të arrijë maksimalja

 

 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 20 në 41 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d