Në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell e me vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 11-15 gradë Celsius, e maksimalet mes 28-32 gradë.Mot kryesisht i ngjashëm do të mbajë edhe të martën, por do të jenë temperaturat pak më të ulëta.
Minimalet do të sillen mes 10-13 gradë e maksimalet mes 27-30 gradë.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndarja, ku temperatura më e ulët do të jetë 10 gradë e maksimalja 32 gradë. Të enjten do të ketë ngritje të temperaturave. Temperaturat maksimale do të sillen mes 30-33 gradë Celsius.
Të premten do të jetë moti me diell e vranësira të shpërndara, ku temperatura maksimale do të arrijë në 34 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficit të reshjeve”, ka njoftuar IHMK.